Duke iu referuar teknologjisë më inovative dhe duke përdorur vetëm cilësinë më të lartë të materialeve të ndërtimit sipas standarteve Europiane, ne sigurohemi që të ofrojmë një product me një dimension unik për sa i takon standartit të jetesës.

FASADA E VENTILUAR

  • Mbron ndaj të gjitha kushteve të ndyshueshme klimaterike.
    • Dielli i drejtpërdrejtë, shiu i rrëmbyeshëm dhe rrezet UV dëmtuese nuk depërtojnë elementet e jashtme qeramike të fasadës.
  • Rregullon nivelin e lagështirës.
    • Jetëgjatësia e ndërtesës rritet gjithashtu në sajë të rregullimit optimal të lagështisë. Hapsira e ventiluar ndërmjet veshjes së fasadës dhe shtresës së izolimit parandalon depërtimin e ujit të shiut dhe shpërndan avujt e ujit nga brenda në pjesën e jashtme.
  • Dinamikë thermale. 
    • Fasada e ventiluar kontribuon në arritjen e balancës termike ideale. Kjo do të thotë se klima e brendshme qëndron brenda një tolerance të rehatshme pavarësisht të gjitha kushteve klimaterike. Në këtë mënyrë minimizohen kostot për të arritur temperaturën e dëshiruar në ambjentin e brendshëm.
  • Izolim akustik 
    • Të gjithë elementët e fasadës së ventiluar minimizojnë përcjelljen e zhurmave nga jashtë-brenda.

 

Vetrata

  • Përtej anës estetike, vetratat cilësore që ne përdorim sigurojnë nivelet më të larta të izolimit termik dhe akustik sipas standarteve Europiane.

 

 

Muret

  • Tullat termike ofrojnë një tjetër element të rendesishëm të izolimit termik dhe akustik të ndërtesës.

Rifiniturat

  • Duke u kujdesur që edhe ky element të jetë i një standarti të lartë cilësie, një vëmëndje e vecantë i kushtohet edhe anës estetike në mënyrë që edhe rifiniturat të jenë një vlerë e shtuar e apartamentit apo njësisë tregtare.

Instalimet elektrike dhe hidraulike

  • Duke qënë një nga elementet kryesor që ndikojnë në cilësinë e jetesës dhe shfrytëzimit të ambjenteve të ndryshme, ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë e materialeve të instaluara si nga design ashtu edhe funksionaliteti e jetëgjatësia. Kujdesi ndaj këtij elementi nis që nga faza e projektimit e deri në instalimin final. Produktet e përdorura janë të gjitha të standartit më të lartë Europian.

Ashensorët

  • Për tu siguruar që levizja e banorëve apo vizitorëve në objektet tona të jetë e sigurt dhe funksionale, ne bashkëpunojmë vetëm me kompanitë më të njohura Gjermane dhe Austriake që ofrojne jo vetëm ashensorë cilësor por edhe shërbime mirëmbajtje korrekte.

Dyert

  • Dyert kryesore të banesave jane dyer të blinduara të cilat ofrojne siguri të lartë.
  • Dyert e brendeshme të banesave jane te standartit të lartë Europian dhe prej materialit te drurit tamburat.

Izolimi akustik

  • Pervec fasadës së ventiluar, vetratave izoluese dhe tullave termike, ne kemi shtuar edhe elementin e shtresës akustike e cila vendoset poshtë dyshemesë dhe pengon kalimin e zhurmave nga njëri ambjent tek tjetri.