E vendosur në një nga zonat me dinamike të kryeqytetit, Quartum Residence është një kompleks që ofron 17.658 m² siperfaqe banimi dhe 3.308 m² ambjente tregetare. Dy katet nën-tokë ofrojne 254 vende parkimi. Një risi që sjell kopleksi është mundësia e blerjes së bashku me apartamentin apo njësinë tregtare, të një depoje personale që janë të vendosura në nivelin nëntokësor. Ambjentet e gjelbëra të cilat rrethojnë kompleksin, i shtojnë vlerë cilësisë së jetesës që Quartum Residence ofron. Fare pranë bulevardit të ri dhe me akses ne unazën e Tiranës, pozicionimi është tepër i favorshëm si për të arritur Qëndrën e qytetit ashtu edhe për të dalë nga qyteti në drejtim të autostradës, aeroportit etj.
Për nga cilësia e ndërtimit, Quartum Residence nuk synon vetëm të arrijë standartet Europiane, por të ofrojë atë cka edhe në një qytet të zhvilluar Europian quhet standart i lartë ndërtimi. Për këtë, Quartum Residence është investimi më i sigurt për një standart të lartë jetese.